Prezantohet Masa 1.2 për subvencionimin e blerjes së lëndës djegëse për dimër

06 dhjetor 2023 | 12:20

Nën organizimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, të mërkurën është mbajtur takimi për prezantimin e masës 1.2 për zvogëlimin e ndikimit të krizës energjetike tek familjet në asistencë sociale, përkatësisht subvencionimin e blerjes së lëndës djegës për dimër për familjet në asistencë sociale.

Me masën 1.2, e cila në qendër ka grupet e cenueshme të shoqërisë, ata të cilët kanë më së shumti nevojë për dorën e shtetit, do të mundësohet subvencionimi i blerjes së lëndës djegëse për ngrohje për familjet në asistencë sociale, me qëllim tejkalimin sa më të lehtë të dimrit për këto familje.

Për këtë masë janë ndarë pesë milionë euro. Nga ajo pritet të përfitojnë rreth 21 mijë familje e rreth 81 mijë qytetar.

Në fjalën hyrëse të tij, kryeministri Albin Kurti u shpreh se fundi i vitit simbolizon një periudhë ku të gjithë shënojnë arritje e reflektojmë mbi sfidat me të cilat jemi përballur.

Ai shtoi se është i lumtur që në fushën e mirëqenies shoqërore shumë sfida i kanë tejkaluar dhe ato i kanë shndërruar në arritje.

Duke e konsideruar si një shtyllë thelbërsore në kuadër të programit qeverisës, kryeministri Kurti ka potencuar se për faktin që ishin të rrethuar nga një ambient i vështirë dhe i rëndë, kjo e ka përforcuar edhe më shumë përkushtimin dhe mbështetjen e Qeverisë drejt kujdesit për qytetarët.

Ai tha se pas këtyre gati tre vite, qytetarët tanë tani e dinë që përballë vështirësive të kohës ata nuk do të jenë asnjëherë vetëm ose të vetmuar, sepse “jemi dhe mbetemi qeveri që udhëheq dhe që mbështet, që prin dhe që nuk lë askënd prapa”.

Ndërkaq, ministri i Financave Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, foli rreth mënyrës së subvencionimit të kësaj mase i cili realizohet direkt në llogaritë bankare të familjeve përfituese.
Ai sqaroi edhe mënyrën e përfitimit të kësaj mase.

“Si familje përfitimi është 120 euro, që është ekuivalent me 2 metër kub, ndërkaq për çdo anëtar të familjes është 30 euro shtesë, që nënkupton që për një familje katër anëtarëshe do të jetë 120 euro për familjen, 120 euro të tjera, pra nga 30 euro për secilin anëtar, që i bie që një familje katër anëtarëshe në total do t’i pranoj 240 euro si mbështetje në mënyrë që ta tejkaloj sa më lehtë sezonin e dimrit”, tha ai.

Ministri Murati, potencoi se për të përfituar nga kjo masë nuk ka nevojë për aplikim, meqenëse Qendrat për Punë Sociale, tashmë kanë familjet të cilat pranojnë mbështetje sociale.

Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Pakos Energjetike Emergjente e Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin Lala ishte i ftuar përmes një lidhjeje direkte nga…