Prezantuesja Bora Zemani iu përgjigjet me një letër lajmeve online për jetën e saj personale

17 prill 2022 | 19:44

Bora Zemani, prezantuesja e “Top Channel” është vënë në shenjestër të vëmendjes së opinionit për çdo lëvizje të saj, që pas telenovelës që krijoi BBVip. Kjo edhe pse i ka çuar ndjekësit në 1 milion, nga ana tjetër, e ka vënë para një skrutinizimi të paprecedent, duke i shkaktuar jo pak tension moderatores, e cila ruan një profil publik shumë privat.

Në një letër drejtuar ndjekësve, por edhe portaleve e lajmeve rreth saj dhe ish-partnerit Donald Veshaj, ajo pranon që ka vetëm një të vërtetë nga ato që janë thënë, ndërsa të tjerat janë sajesa…

Postimi i plotë i prezantueses Bora Zemani:

Prezantuesja Bora Zemani iu përgjigjet me një letër lajmeve

“Është e pamundur të reagoj çdo ditë duke thënë kjo po, kjo jo! Aq më tepër unë që në zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur mos të flas e në 7 muaj ky është reagimi i dytë që bëj edhe pse shoh që çfarë nuk shkruhet në emrin tim. Nuk kam folur për asnjë person, asnjë përjetim, asnjë të vërtetë, apo gënjeshtër dhe më besoni, këto të fundit janë shumë!

Nuk e kam dashur asnjëherë vëmendjen që nuk ka të bëjë me punën time! Më mjafton ajo që kam nga programi im 6 herë në javë në ekranin më të madh në vend. E kuptoj, u përfshiva pa dashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur si do të shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende, por po teprohet dhe po abuzohet nga portalet me “burime të sigurta”.

Kjo është e tepërt e po kthehet në bezdi të madhe! Çdo ditë lajme të bazuara në thashetheme, imaginatë, komente! Akoma kujdesem për çdo postim që bëj vetëm për të mos provokuar lajm dhe prapë, çdo gjë merr një interpretim tjetër duke u shfrytëzuar nga të gjithë.

Prezantuesja Bora Zemani iu përgjigjet me një letër lajmeve

Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambientet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisionin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim. Nuk ka video funny në Tik Tok për kundërpërgjigje, etj., etj..

Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale. Është shumë personale. E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyrë gri me targë tjetër të parkuar poshtë (shumë thjeshtë e kuptueshme që nuk bëhet fjalë për makinën blu të fotografuar diku tjetër).

Dedikime?! Po, ka! Edhe unë mendoj si ju. Edhe kërkesë falje ka. Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse një pjesë e kësaj historie u bë publike.

Por ndihem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka më shumë gënjeshtra sesa të vërteta ndaj po e përmbledh…

Për momentin ka ASGJË!

Tani të shohim përpara e të respektojmë pak më shumë njëri-tjetrin!

Shumë dashuri për të gjithë ju!!

Bora Zemani on Instagram: “Shihemi pas pak... @rinascimento_albania  @makeupbyelona @klevinhalili” | Model, Black models, Most popular instagram

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra demonstrues kundër të djathtës ekstreme marshuan në të gjithë…