Princesha e Suedisë po punon vullnetarisht në spital për të ndihmuar në luftën me koronavirusin

22 prill 2020 | 11:27

Ashtu si Meghan Markle dhe Princi Harry, edhe Princesha Sofia e Suedisë po kontribuon personalisht për të ndihmuar vendin e saj në luftën me koronavirusin. Sipas People, Sofia mori pjesë në një program trajnimi online, në mënyrë që të ndihmojë infermieret në vijën e parë në spitalin Sophiahemmet Hospital. Pasi Sofia mori këtë hap, të paktën 80 njerëz në javë i janë bashkuar të njëtit trajnim si princesha.

Një përfaqësuese e siptalit tha se Princesha Sofia nuk do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët, por do të ndihmojë mjekët dhe infermierët. Rikujtojmë që Suedia ka rreth 12.500 raste në total, edhe pse në spitalin Sophiahemmet Hospital nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar.

Ja dhe një foto e Sofias në ditën e saj të parë të punës.


“Në krizën në të cilën ndodhemi, princesha donte të përfshihej, duke kontribuar si punonjëse vullnetare, për të lehtësuar ngarkesën e punonjësve të shëndetësisë”, -thuhet në një deklaratë të përfaqësuesve mbretërorë.

View this post on Instagram

I förra veckan genomgick jag en sjukvårdsutbildning med fördjupning inom hälsa, vård och omsorg på @sophiahemmet Inom ramen för ”beredskapslyftet” är jag nu placerad på en av sjukhusets vårdavdelningar där jag tillsammans med andra nyutbildade kollegor stöttar och avlastar vårdpersonalen med olika uppgifter, bland annat omsorg av patienter och städning. Sophiahemmet har i sin tur ställt sina resurser till Region Stockholms förfogande. Ett 40-tal medarbetare är utlånade för att arbeta inom intensivvården på akutsjukhusen. Dessutom avlastar Sophiahemmet akutsjukhusen genom att stötta kirurgi inom främst cancer. Jag är sedan tidigare engagerad i Sophiahemmets verksamhet. Att i denna svåra tid få möjlighet att hjälpa till är oerhört givande. Tack!

A post shared by Prinsparet (@prinsparet) on

Në profilin që ka në Instagram me bashkëshortin Princin Carl Philip, Princesha Sofia shkroi se ndihet e nderuar që ka mundësinë të ndihmojë në këtë periudhë të vështirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Malishevës deri më tani të infektuar me…