Begaj takon komandantin Hubacher, i tregon për gjendjen e të infektuarve

22 prill 2020 | 11:26

Në Komunën e Malishevës deri më tani të infektuar me virusin “Korona” janë 70 persona, kurse të shëruar 34, ka treguar kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, gjatë takimit me komandantin Hubacher të njësisë së LMT-së në Malishevë.

Begaj e njoftoi komandantin Hubacher se Komuna e Malishevës ka 44 fshatra dhe rreth 70 mijë banorë, prej tyre rreth 15 mijë qytetarë punojnë në vendet e ndryshme të Evropës.

“Malisheva është kryesisht një vend bujqësor dhe me disa degë të bizneseve tregtare, kurse ne si komunë kemi bërë investime në infrastrukturën shkollore, kanalizime, ujësjellës, shëndetësi, rrugë, në ndërtimin e objekteve për banim social si dhe në pajisjen  me mjete të këtyre sektorëve”, tha ai.

Ndërsa për situatën me virusin “Korona”, që u paraqit në këtë fillimvit, ku nga muaji mars u prekën edhe qytetarë malishevas, pasi pati edhe të ardhur nga jashtë, kryesisht nga Italia.

“Deri tash në komunën tonë janë prekur 70 persona, kurse janë shëruar, 34 persona. Ne si struktura komunale ia kemi dalë që ta menaxhojmë mirë situatën me COVID-19 dhe kemi marrë e zbatuar masat mbrojtëse të cilat edhe rezultuan të suksesshme, prandaj i falënderoj të gjithë donatorët që ndihmuan dhe po vazhdojnë t’i ndihmojnë  Malishevës në këtë kohë të rëndë pandemie”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loris Karius ka denoncuar klubin e Besiktasit në FIFA për…