Karius mund të kthehet sërish te Liverpooli

22 prill 2020 | 11:23

Loris Karius ka denoncuar klubin e Besiktasit në FIFA për shkak të mospagesës duke kërkuar mbylljen e menjëhershme të kontratës.

“Ai dëshiron që të mos paguhet për muajt që nuk ka luajtur. Klubi nuk do të bëjë asnjë pagesë të pamerituar”, ka thënë Erdal Torunogullari, një anëtar i bordit të Besiktasit.

Portieri gjerman mbahet mend për finalen e Championsit në vitin 2018, në të cilën bëri dy gabime qesharake, duke i dhënë fitoren Realit. Që nga ajo mbrëmje 26-vjeçari nuk luajtur asnjë ndeshje me fanellën e kuqe, teksa klubi anglez zgjodhi që të blinte Alisson për 60 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga koronavirusi në…