Princi Philip dorëzon patentëshoferin në moshën 97-vjeçare

10 shkurt 2019 | 13:37

Princi 97-vjeçar, Philip ka vendosur të mos ngasë më makinën, pasi një muaj më parë është përfshirë në një aksident trafiku ku ka lënduar dy gra, është thënë në njoftimin e pallatit Buckingham, raporton “BBC”.

Buckingham ka bërë me dije se “pas shqyrtimit me kujdes, burri i mbretëreshës Elizabetha II, vullnetarisht ka sjellë i vendimin të dorëzojë patentëshoferin”.

Ai ishte pranë timonit të “Land Rover-it” pranë pronës mbretërore Sandringham në lindje të Anglisë, kur më 17 janar ishte përplasur në një makinë tjetër.

Philip kishte pasur nevojë për ndihmë që të dalë nga rruga e përmbysur, por pati kaluar pa lëndime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra protestues kanë hyrë në javën e trembëdhjetë të protestave…