Prindërit e Gent Cakajt fitojnë betejën me Covid (Foto)

09 prill 2021 | 11:51

Ish-kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, ka bërë me dije se prindërit e tij e kanë fituar betejën me Covid-19.

“Pas më shumë se një muaji në betejën sfilitëse me Covid-19, gjatë së cilës ata me çerek fryme e shpirt ndër dhëmbë luftuan paepur me hijen e zezë të vdekjes, nëna e baba, lindën sërish. E, unë, pas krejt ditëve të zymta me dhimbje të plumbtë e netëve të gjata me ankth të pambarimtë, sot, si asnjë herë më parë, ndjej për ta dashuri të pamatshme e mirënjohje të pafund”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 2 people, people standing and road

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka akuzuar…