“Prindon Sadriu, ambasador me korrespondencë, ushtar me korrespondencë”

25 qershor 2021 | 23:27

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka postuar në llogarinë e saj në “Facebook” një fotografi të bashkshortit të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu gjatë një aktiviteti në Ministrinë e Mbrojtjes.

Musliu ka shkruar se Prindon Sadriu është ambasador me korrespondencë në Maqedoninë e Veriut dhe ushtar me korrespondencë, i cili merr pagë 3 500 euro.

“E ka bërë gruaja ambasador e nuk trus me nejt në Shkup, por çdo ditë abuzon duke udhëtuar me veturë zyrtare.
Ky i merr 3500 euro për ta përfaqësuar Kosovën në Maqedoninë e Veriut. Ambasador me korrespodencë. Ushtar me korrespodencë. Ndërsa, krejt benificionet ia merr shtetit si i rregullt!”, ka shkruar Musliu.

Në linkun posht shihet Prindon Sadriu në një takim që ka publikuar Ministria e Mbrojtjes:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4063890197025602&id=126616440753017

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve të Njësisë…