Prindon Sadriu bën një postim pasi gruaja e tij u zgjodh presidente: “Republika u ringjall! Na priftë e mbara”
04 prill 2021
| 20:05
Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së sapozgjedhur në Kuvend, Vjosa Osmanit, ka ardhur me një reagim pasi bashkëshortja e tij siguroi postin e të pares së vendit me 71 vota pro.
“Republika u ringjall! Na priftë e mbara”, thuhet në postimin e tij në ‘Twitter’.
Zgjedhja e Osmanit si presidente erdhi pas shkuarjes në të tre raunde procedurale në Kuvendin e Kosovës.
Osmani është bërë presidentja e gjashtë e shtetit të Kosovës.



