Prishtina bën bashkë kryetarët e komunave shqiptare në rajon

12 shkurt 17:39

Këtë të premte kryetarët e Unionit të komunave shqiptare të rajonit, Tiranës, Gostivarit, Ulqinit, Preshevës, Prizrenit dhe Tetovës do të qëndrojnë për vizitë në Komunën e Prishtinës. 

Kjo pritje në komunën e  Prishtinës organizohet me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, raporton “Klan Kosova”.

Temë diskutimi në këtë takim do të jetë ruajtja e ambientit dhe niveli i ndotjes së ajrit.

Unioni i Bashkive dhe Komunave kryesore që drejtohen nga shqiptarë në rajon është krijuar në nëntor të vitit 2016 me qëllimin krijimin e mekanizmave të duhur të bashkëpunimit ndërmjet qyteteve shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës ndeshjet zyrtare në sezonin pranveror do t’i…