 
                    Prishtina, bindëse ndaj Ibarit në Ligën Ballkanike
                03 nëntor 2021
                |  11:37
            
        KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë në Ligën Ballkanike. “Bardhekaltrit” fituan 110-85 kundër Ibarit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Për Prishtinën, kjo është fitorja e dytë, ndërkohë ka edhe dy humbje në katër ndeshje të luajtura këtë edicion.
Amerikani Wendell Mitchell me 35 pikë të shënuara ishte më i dalluari te Prishtina, i përcjell nga Dachon Burke (26) dhe Jetmir Zeqiri Zeqiri.
Tek Ibari që regjistroi humbjen e tretë në po aq ndeshje të luajtura deri më tash, në këtë garë më efikasit ishin Sedin Karavdiq e Luka Dmitroviq me nga 20 pikë të shënuara secili.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        