Prishtina dhe Rahoveci kualifikohen në gjysmëfinale

28 shkurt 2019 | 11:01

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 99:58 në ndeshjen çerekfinale të “Final 8” të Kupës së Kosovës që ka filluar të mërkurën në Rahovec.

Më të dalluarit te skuadra nga kryeqyteti ishin Rodney Bullock me 19 pikë, 12 kërcime e 4 asistime, Ahmed Bashir me 16 pikë e 7 kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 14 pikë e 7 kërcime. Në anën tjetër te Trepca më efikasit ishin Besnik Azemi me 18 pikë e 8 kërcime dhe Aaron Anderson me 15 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.

Ndërkohë në ndeshjen e dytë çerekfinale të ditës së mërkurë nikoqiri, skuadra e Rahovecit ka triumfuar para shikuesve të vet në një palestër të stërmbushur, ndaj ekipit të Don Boskos me shifrat 87:71.

Më të merituarit për fitoren e Rahovecit ishin Fred Richardson me 25 pikë, 13 kërcime e 4 asistime, Deshon Minnis me 15 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, Arian Qollaku me 12 pikë, 5 kërcime e 3 asistime dhe Rron Grapci me 11 pikë e 11 kërcime.

Në anën tjetër te Don Bosko më të dalluarit ishin Gent Shala me 19 pikë e 12 kërcime, Dion Haxhosaj me 18 pikë e 16 kërcime dhe Rro Kurti me 11 pikë e 4 kërcime. Duhet theksuar se Z Mobile Prishtina do të takohet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes çerekfinale në mes Golden Eagle Yllit-Feronikeli, ndërsa Rahoveci do të përballet me fituesin e ndeshjes Bashkimi – Ponte Prizreni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump…