Prishtina e mbyll vitin me fitore në Evropë

19 dhjetor 21:02

KB Prishtina ka fituar në përballjen e saj të fundit në garat evropiane për sivjet.

Në kuadër të raundit të dytë të FIBA Europe Cup në basketboll, Prishtina e mposhti ekipin hungarez Szolnoki Olaj me rezultat prj 81:76, transmeton Koha.net.

Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së dytë të Grupit I në FIBA Europe Cup.

Më meritorët për këtë fitore të Prishtinës ishin Khalid Boukichou e Dardan Berisha, me 18 respektivisht 17 pikë të shënuara.

E te mysafirët më efikasi në parket ishte Strahinja Miloseviq me 24 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimet sekrete serbe në bashkëpunim me grupet kriminale në veri…