Prishtina emëron Salihun drejtor menaxhues, Begollin drejtor sportiv

06 shkurt 2020 | 17:53

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se bordi drejtues i klubit ka zgjedhur drejtorin menaxhues dhe drejtorin sportiv.

I pari do të jetë, Agim Salihu, jurist i diplomuar, kurse drejtor sportiv do të jetë ish-futbollisti i kësaj skuadre, Granit Begolli.

“Për drejtor menaxhues është zgjedhur përfaqësuesi juridik si dhe ushtruesi i deritanishëm i detyrës së drejtorit, Agim Salihu, i cili është jurist i diplomuar nga Prishtina. Salihu është marr me punë juridike duke punuar në institucione të nivelit lokal, kurse nga viti 2016 është pjesë e FC Prishtina duke kryer punë dhe detyra të përfaqësimit të klubit tek institucionet e administratës dhe gjyqësorit. Kurse, Granit Begolli është zgjedhur drejtor sportiv në FC Prishtina. I njëjti ka qenë ish-futbollist i skuadrës sonë si dhe trajner me licencë ‘A’ duke qenë trajner në U19 në Llap (kampion të Kosovës 2018/19) dhe ndihmëstrajner në Ferizaj (2017/18 duke u ngjitur në Superligë nga Liga e Parë)”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina. Salihu dhe Begolli kanë kontratë deri më 31.12.2020.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola beson se Barcelona është para një periudhe jo…