Prishtina i rikthehet fitoreve

20 tetor 2019 | 16:04

Pas barazimit ndaj Drenicës (0-0) në stadiumin “Fadil Vokrri”, FC Prishtina i është rikthyer sot fitoreve në ndeshjen ndaj Ferizajt (0-2).

Skuadra nga kryeqyteti arriti një trepikësh të madh nga përballja me skuadrën e Ferizajt, e cila vazhdon të ketë probleme të brendshme edhe në ketë edicion.

Në minutën e 22-të, Meriton Korenica e realizoi golin e parë për Prishtinën, kurse rezultatin final 0-2 e vulosi katër minuta para fundit të ndeshjes, Ahmed Januzi.  Ratet më të mira për vendasit i patën Dajaku dhe Livoreka, por nuk arritën të mposhtin portierin Visar Bekaj.

Pas kësaj ndeshje, Prishtina është e pesta me 17 pikë, kurse skuadra e Ferizajt është e nënta me 9 pikë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chloe Khan mesa duket është lodhur nga lojërat e djemve,…