Prishtina kalon në finale të Kupës

04 maj 2019 | 16:04

Prishtina është finalistja e parë e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën në ndeshjen e parë të FINAL4 të Kupës, Prishtina e mposhti pa ndonjë vështirësi skuadrën e Trepçës. 34:20 në të mirë të Prishtinës ishte rezultati në fund. Pas pjesës së parë Prishtina kishte epërsi prej 11 golash (19:8). Te Prishtina më efikasi ishte A. Bajqinovci me 9 gola.

Te Trepça 6 gola i shënoi Shabani. Prishtina të dielen në finale takohet me fituesin e ndeshjes Kastrioti – Besa Famgas.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 19 vjet nga themelimi i Aleancës për…