Prishtina kualifikohet në finale të Kupës

27 shkurt 2019 | 17:31

Klubi i basketbollit Prishtina, në kategorinë e femrave, ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës, pasi mposhti KB Bashkimi me rezultat 76:69. Çereku i parë i ndeshjes përfundoi me rezultat 25:10 në të mirë të vashave të Prishtinës.

Në çerekun e dytë, vashat nga Bashkimi ishin më të mira dhe kështu arritën ta ngushtojnë epërsinë duke shënuar 22 pikë, ndërsa ato nga Prishtina arritën të shënonin 14 pikë. Në çerekun e tretë të ndeshjes, Prishtina u rikthye duke arritur ta mbajë epërsinë e krijuar në pjesën e parë. Prishtina në këtë çerek u tregua më e mirë duke shënuar 22 pikë, ndërsa Bashkimi arriti të shënojë vetëm 17 pikë. Rezultati pas përfundimit të këtij çereku ishte 49 me 61 në të mirë të vajzave nga kryeqyteti.

Ndërsa në çerekun e fundit, Prishtina vazhdoi me lojë të mirë duke ruajtur epërsinë deri në fund të ndeshjes. Te skuadra e Prishtinës më e dalluara ishte basketbollistja Williams me 22 pikë të shënuara, pasuar nga Irma Konjusha me 21. Ndërsa te Bashkimi më e mira ishte amerikania Shaw, e cila u përjashtua në çerekun e tretë pas 5 gabimesh të shkaktuara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka thënë se…