Prishtina kualifikohet në raundin e tretë

29 korrik 2021 | 22:09

FC Prishtina ka siguruar kalimin për në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra kampione e Kosovës ka arritur që ta eliminojë Connah’s Quay Nomads në raundin e dytë, me rezultatin e përgjithshëm 5-6.

Prishtina pësoi humbje sonte në ndeshjen e dytë me rezultatin 4-2, por kaloi tutje falë fitores 4-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Për skuadrën e drejtuar nga Zekirija Ramadani të dy golat u shënuan nga Endrit Krasniqi. Për skuadrën uellsiane dy gola i shënoi Jamie Insall dhe nga një George Horan e Callum Morris.

Prishtina në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës do të takohet me skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e hidratimit, por edhe ekspozimi në temperatura të larta,…