Prishtina kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve
25 qershor 2021
| 21:56
FC Prishtina është kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi në finalen e fazës parakualifikuese e ka mposhtur Inter Escaldes me rezultat 2-0.
Në ndeshjen që u zhvillua në “Elbasan Arena”, Prishtina ishte skuadër superiore ndaj kundërshtarit nga Andorra dhe më mërit e siguroi kualifikimin.
Në fund të pjesës së parë, Endrit Krasniqi e realizoi golin e parë, kurse në minutën e 58-të i njëjti futbollist e shënoi edhe golin e dytë dhe të fundit në ndeshje.
Prishtina siguron kualifikimin në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, kurse kundërshtar të radhës do ta ketë skuadrën e Ferencvaros.
/Epoka e re/



