Prishtina-Llapi, ndryshon stadiumi i ndeshjes

26 prill 2024 | 14:55

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Llapit përmes komunikatave zyrtare kanë njoftuar se ka ndryshuar lokacioni se ku do të zhvillohet ndeshja e së dielës.

Prishtina dhe Llapi do të përballen këtë të diele në kuadër të Superligës së Kosovës, me ndeshjen që ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ndërkaq, tani është bërë e ditur se ndeshja mes kryeqytetasve dhe llapjanëve do të zhvillohet këtë të diele me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin administrativ të…