Prishtina mbledh kryetarët e qyteteve shqiptare

17 shkurt 2018 | 15:57

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, në kryeqytet do të mblidhen kryetarët e qyteteve shqiptare.

“Sot në dhjetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës mirëpret kryetarët e Tiranës, Tetovës, Preshevës, Gostivarit, Fierit, Ulqinit dhe Prizrenit në takimin e dytë të Unionit të Bashkive Shqiptare”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”.

Ahmeti në këtë shkrim u ka uruar festën e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Postimi i një fotografie në mes të shqiptarëve është urimi…