Prishtina me numrin më të madh të të infektuarve me Covid

07 mars 2021 | 15:29

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 kanë vdekur nëntë pacientë, ndërkaq po ashtu janë konfirmuar edhe 548 raste të reja me Covid.

Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me rastin me të madh të të infektuarve me Covid-19.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 250 raste, Pejë 34 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 22 raste, Lipjan 20 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Vushtrri 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 8 raste, Skenderaj 8 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Malishevë”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “WhatsApp” ka sfiduar kompanitë “Zoom” dhe “Skype” duke realizuar…