Prishtina mëson kundërshtarin në FIBA Europe Cup

07 shkurt 2019 | 13:19

Pasi siguroi një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira në FIBA Europe Cup, Z Mobile Prishtina ka mësuar rivalin me të cilin do të përballet në fazën e eliminimit në këtë garë evropiane.

Klubi nga kryeqyteti do të përballet me ekipin italian Pallacanestro Varese. Ndeshja e parë ndaj Vareses do të zhvillohet më 6 mars në Prishtinë ndërsa ajo e kthimit më 13 mars.

Ekipi Pallacanestro sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e gjashtë të ligës italiane ndërsa është kampion i dhjetëfishtë i Italisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar,…