Prishtina mposhti në vazhdime Ballkanin, kualifikohet në gjysmëfinale

16 mars 2022 | 16:01

FC Prishtina është skuadra e radhës që është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit e kanë mposhtur pas vazhdimeve skuadrën e Ballkanit me rezultat 1-2.

Në minutën e 24-të pas një gabimi të portierit Stivi Frashëri përfitoi Qëndrim Zyba që realizoi për 0-1. Ballkani e gjeti golin e barazimit në minutën e 66-të me anë të Blend Baftiut, i cili shënoi me kokë pas një asistimi nga Armend Thaqi. Në dhjetë minutat e fundit Ballkani luajti pa një lojtar, pasi u ndëshkua me karton të kuq Albin Rrahmani. Koha e rregullt përfundoi 1-1.

Gjashtë minuta pas filluan vazhdimet, Besnik Krasniqi e kaloi Prishtinën në epërsi. Në minutat shtesë të ndeshjes gjyqtari Dardan Çaka shpërndau tre karton të kuq për Sulley, Solomon dhe Karabecin.

/Epoka e re/  

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka…