Prishtina njofton për largimin e Hilës

31 korrik 2020 | 19:51

FC Prishtina ka njoftuar për një largim të rëndësishëm nga skuadra.

Bëhet fjalë për mesfushorin Ardit Hila nuk do të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën kryeqytetase.  Faqja zyrtare e Prishtinës ka njoftuar se Hila do të vazhdojë karrierën jashtë klubit ‘Bardhekaltër’.

Hila nuk thuhet të ketë marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër, por nuk ka pajtueshmëri për vazhdimin e qëndrimit në kryeqytet.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:  

Faleminderit Ardit

Prishtina i dëshiron sukses Ardit Hilës

Mesfushori, Ardit Hila do të vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër pas një viti jo pak të suksesshëm duke fituar Kupën e Republikës me FC Prishtina.

FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në…