“Prishtina Parking” lanson një shërbim të ri, SMS njoftues ju vjen në minutën e 50

14 janar 2023 | 20:55

“Prishtina Parking” ka lansuar një shërbim të ri për të gjithë ata që përdorin parkingjet e hapura të kryeqytetit të Kosovës, ka bërë të ditur kryeshefi i kësaj ndërmarrje lokale, Sokol Havolli

“Nga sot, të gjithë shfrytëzuesit e parkingjeve të hapura të Prishtina Parking që pagesën e realizojnë përmes SMS do të marrin njoftim 10 minuta përpara skadimit të pagesës së parë”, kështu ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i ‘Prishtina Parking’, Sokol Havolli.

Havolli ka thënë se e ka kuptuar brengën e qytetarëve të cilët nga punët dhe angazhimet e tyre kanë harruar që ka skaduar pagesa dhe më pas janë gjobitur nga punëtorët e “Prishtina Parkingut”.

“Ka pasur raste të shpeshta ku pas skadimit disa minutësh të pagesës, konform rregulloreve përkatëse, kontrollorët tanë kanë shqiptuar gjoba për mungesë të pagesës në orën e dytë. Ne e kemi kuptuar drejtë ankesën e qytetarëve që është e vështirë që gjatë aktiviteteve të tyre, të kujtojnë kohën për ridërgim të SMS pas skadimit të kohës së paguar”, ka shkruar Havolli.

Njoftimi i plotë i Havollit:

Minuta e 50 ? ?️ ? ? ?

Nga sot, të gjithë shfrytëzuesit e parkingjeve të hapura të Prishtina Parking që pagesën e realizojnë përmes SMS do të marrin njoftim 10 minuta përpara skadimit të pagesës së parë. Ky njoftim do të jetë në minutën e 50-të të parkimit tuaj, duke iu dhënë mundësinë të vazhdoni me pagesën e re, ose të lironi hapësirën. Ky shërbim shtesë ka për qëllim që maksimalisht të evitojë gjobat ndaj klientëve tanë që për arsye të moskujtimit për të realizuar pagesën për orën e dytë e tutje mund të gjobiten.

N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A. ka për synim që të avancojë çdo ditë shërbimin ndaj qytetarëve. Këto ndryshime dhe përmirësime në shërbim gjithmonë vijnë si rezultat i kërkesave të qytetarëve. Ka pasur raste të shpeshta ku pas skadimit disa minutësh të pagesës, konform rregulloreve përkatëse, kontrollorët tanë kanë shqiptuar gjoba për mungesë të pagesës në orën e dytë. Ne e kemi kuptuar drejtë ankesën e qytetarëve që është e vështirë që gjatë aktiviteteve të tyre, të kujtojnë kohën për ridërgim të SMS pas skadimit të kohës së paguar. Sikur edhe e kemi premtuar në diskutime me qytetarë dhe diskutime publike e media, tani më po e implementojmë SMS rikujtues që të lehtësojmë procesin e parkimit dhe pagesës për qytetarët.

Ju faleminderit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës së Gjenocidit, 15 janar, Qendra “Gjenocidi…