Prishtina përforcohet me Arti Hajdarin

07 qershor 2023 | 12:36

KB Sigal Prishtina një ditë pas është përforcuar me basketbollistin Devoe Joseph, i cili ka një përvojë të madhe në Evropë, e ka zyrtarizuar edhe basketbollistin vendor, Arti Hajdari. Ky i fundit ishte ndër më meritoret që Peja është shpallur kampione e Superligës.

“Artistikisht, shtëpia e kampionëve rritet edhe me një kampion!. Arti Hajdari i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe Peja, nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm në vend. Hajdari specialitet i ka gjuajtjet nga distanca ku gjatë sezonit të kaluar pati saktësi të mrekullueshme në gjuajtjet për 3 pikë (45%). Mirësevjen në shtëpinë e kampionëve, Arti”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e traktatit…