Prishtina pësoi humbje në Malishevë, kjo është deklarata e Munishit

09 nëntor 2022 | 16:30

Prishtina ka pësuar humbje nga Malisheva me rezultat 2:1 për t’i dhënë kështu fund pothuaj gjitha gjasave në luftë për titull.

Skuadra e Ismet Munishit është mposhtur nga Malisheva dhe kjo është befasia më e madhe e ditës së sotme.

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi pas ndeshjes tha se Malisheva e fitoi me meritë takimit, ndërsa pati kritika edhe për fushën.

“Të them të drejtën i përgëzoj lojtarët e mi. Malisheva nuk e meriton këtë fushë. Kësi fushe nuk e di a ekziston në botë. Është e vështirë të luash futboll. E kemi ditur se Malisheva është e rrezikshme nga ndërprerjes. Malisheva fitoi me meritë. Më vjen keq por duhet të vazhdojmë tutje”, tha Munishi pas ndeshjes për Art Sport

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kievi nuk po i lë ushtarët rusë që as gjumin…