Prishtina pëson humbje nga Spartak Moska

24 tetor 2019 | 22:04

Basketbollistet e Mabetex Prishtina kanë pësuar edhe në xhiron e dytë të Grupit B në EuroCup.

Pas humbjes nga MBA Moska në xhiron e parë, prishtinaset pësuan në shtëpi duke u mposhtur 63:126 nga Spartaku i Moskës. Për Prishtinën, kjo është hera e parë që po paraqitet në këtë garë, që është niveli i dytë evropian te femrat pas Euroligës.

Në tabelën e këtij grupi, dy ekipet ruse prijnë me nga katër pikë. Beshiktashi e Prishtina kanë nga dy pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…