Prishtina prezanton Altin Gjokajn

27 dhjetor 2023 | 14:18

Skuadra e Prishtinës e ka bërë lëvizjen e dytë ditën e mërkurë në tregun transferimeve. Pasi huazojë dy futbollistë, skuadra kryeqytetase e zyrtarizoi transferimin e portierit Altin Gjokaj nga Drenica.

May be an image of 2 people, people playing football, people playing American football and text

18-vjeçari nga Skenderaj, portier i Drenicës dhe Përfaqësueses së Kosovës i të gjitha kategorive zinxhir të saj duke filluar nga U15 dhe deri U21 ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Prishtinën.

Gjokaj është shprehur i kënaqur që është bërë pjesë e klubit të Prishtinës, derisa ka paralajmëruar se është i hapur për konkurrencë.

“I falënderoj drejtuesit e klubit të Prishtinës që më dhanë mundësinë të vesh fanellën e klubit më të madh në vend. Jam i hapur për konkurrencë. Kam ardhur t’i tregoj vlerat e mija dhe të tregoj terë potencialin tim”, ka deklaruar Gjokaj.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca” ka nënshkruar marrëveshje…