Prishtina shënon 21-vjetorin e çlirimit, FSK-ja me performancë në shesh

11 qershor 2020 | 08:37

Me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, sot do të mbahen disa aktivitete.

Në orën 08:45 është planifikuar që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të bëjë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. Pastaj, sot do të bëhet vizitë te Varrezat e Dëshmorëve.

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, do të bëhet ndarja e Çelësit të Qytetit për Sabri Fejzullahun.

Ndërsa, sot gjatë ditës do mbahet performanca dhe parakalimi i Orkestrës Frymore të FSK-së, në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, në orën 12:00. Kurse, në orën 15:00 do të prezantohet brendi i platformës informuese turistike të Prishtinës. (Kino Armata).

Dita e Çlirimit të Prishtinës, do të përmbyllet me një performancë muzikore Live në “Facebook” e “Instagram”, e cila është planifikuar të mbahet në orën 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Shtetet e…