Prishtina stoliset me flamujt e ShBA-së dy ditë para votimit të ushtrisë (Foto)

12 dhjetor 2018 | 11:45

Sheshet dhe rrugët e Komunës së Prishtinës, janë stolisur të gjitha me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Flamujt e aleatit më të madh të Kosovës, sipas raportimeve janë vendosur me urdhër të Qeverisë së Kosovës, si shenjë falënderimi për ShBA-të pas përkrahjes që ka dhënë me pajisje ushtarake dhe qëndrimit ndaj transformimit të FSK-së në ushtri.

Më 14 dhjetor, të premten pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të vuloset transformimi i FSK-së në ushtri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta gjermane “Bild” shkruan se në arkivat e STASI (Shërbimi…