Prishtina triumfon kundër Bashkimit

01 dhjetor 2022 | 22:15

Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Bashkimit në Prizren me shifrat 66:73 (17:10, 17:19, 18:17, 14:27), në një përballje shumë interesante dhe në dhjetë minutat e fundit ishin më të mirë, duke regjistruar fitore shumë të vlefshme. Ndeshja ishte në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës.

Pas një fillimi të barabartë, prizrenasit me një seri prej 9:0, shkëputen në 17:7, ndërsa çerekun e parë e fitojnë 17:10. Periudha e dytë ishte më e barabartë, ku prishtinasit tentonin rikthimin dhe prizrenasit që ruanin epërsinë, ndërsa pjesa e parë përfundon 34:29.

“Bardhekaltrit” në periodën e tretë barazuan shifrat në 34:34, por sërish vendasit kishin shtatë-tetë pikë epërsi, ndërsa më pas riktheheshin kryeqytetasit për të ngushtuar rezultatin, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 52:46. Në dhjetë minutat e fundit prishtinasit shkëlqyen dhe në momentet vendimtare ishin më të mirë, duke triumfuar në fund 66:73.

Te Bashkimi u dalluan Daniel Lekndreaj me 13 pikë e 11 kërcime dhe Curtis Jones me 22 pikë, kurse te Sigal Prishtina më të miri ishte Dustin Thomas me 16 pikë e 11 kërcime.

Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e katër humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dallasi ringrihet kështu pas katër humbjeve dhe këtë e bën…