Prishtina triumfon në derbin kundër Llapit, nuk gabon Feronikeli

11 maj 2019 | 18:25

Sot në orën 16:00 filluan tri ndeshje në kuadër të xhiros së 31-të të Ipko Superligës së Kosovës, ndër më të cilat spikat derbi i madh i këtij sezoni, Prishtina – Llapi.

Prishtina arriti ta sigurojë një fitore të rëndësishme në këtë derbi kundër Llapit, ndërsa as kundërshtari tjetër i klubit kryeqytetas në garën për titull, Feronikeli, nuk gaboi në përballjen me Dritën, raporton Gazeta Express.

Prishtina 1:0 Llapi

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sot u zhvillua njëri ndër derbit më të mëdhenj të këtij sezoni, mes Prishtinës dhe Llapi, raporton Gazeta Express.

Kjo ndeshje, e cila luan rol të madh në renditjen e klubeve të tabelën e IPKO Superligës së Kosovës, përfundoi me fitore të vendasve me rezultat 1:0.

Në minutën e 20-të të ndeshjes, Basit Khalid e shënoi një gol për Prishtinën, megjithatë ai gol u anulua për pozitë jashtë loje. Pak para këtij tentimi të Khalidit, Behar Maliqi shkoi afër golit.

Ndërsa, afër fundit të ndeshjes, në minutën e 88-të,  golin e fitores e shënoi Mërgim Pefqeli, duke ia mbajtur gjallë Prishtinës shpresat për titull.

Me këtë fitore, Prishtina radhitet në pozitën e dytë, me dy pikë prapa liderit, ndërsa Llapi radhitet në pozitën e tretë, me pesë pikë më pak

Në minutën e 35-të të ndeshjes, Valmir Veliui Llapit mbeti i lënduar pas një përplasjeje me mesfushorin e Prishtinës, Diar Miftarajn. Pasi mori trajtim mjekësor në fushë, ai u dërgua në spital me ambulancë.

Feronikeli 4:1 Drita

Klubi nga Drenasi arriti ta fitojë me rezultat 4:1 ndeshjen kundër Dritës. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Feronikelin, që tani është  dy pikë para Prishtinës dhe pesë pikë para Llapit në tabelën e Superligës, me vetëm dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Kastriot Rexha, ndërsa pjesa e dytë kishte më aksion. Da Silva shënoi dy minuta pas fillimit të pjesës dytë, duke e dyfishuar epërsinë e Feronikelit.

Drita u kthye në lojë me golin e Filonit Rexhës, mirëpo liderja e Superligës iu përgjigj me dy gola të tjerë, të Kastriot Rexhës dhe Da Silvas. Që të këta futbollistë i shënuar nga dy gola për t’i ndihmuar skuadrës së vet ta sigurojë një fitore të madhe.

Liria 3:1 KEK-u

Ndeshja mes Lirisë dhe KEK-ut, e cila u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, ishte e rëndësishme për renditjen e klubeve në fund të tabelës. Klubi vendas siguroi fitore bindëse 3:1.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e diel) do të shënohet 21-vjetori i rënies heroike…