Prishtinë, babadimër vetëm me leje (Video)

15 dhjetor 2017 | 21:41

​Babadimrat do të jenë më të paktë këtë fundvit në Prishtinë. Ata që duan të vishen si plaku i vitit të ri këtë mund ta bëjnë vetëm me leje komunale.
Tani e tutje, askush nuk mund të shihet i veshur si babadimër nëpër kryeqytet pa marrë një leje nga komuna.

Autoritetet pranojnë se është aspekti i sigurisë, si arsye kryesore pse kanë ndryshuar rregullat paraqitjes si plak i Vitit të Ri, njofton Klan Kosova.

Për kontrollimin e shesheve dhe zonave të tjera të kryeqytetit drejtoria e Inspektoriatit ka shpallur mobilizim.

Këtë javë nga inspektorët që shoqërohen me policë, dy persona janë dënuar me nga 50 euro dhe u janë konfiskuar rrobat ndërsa të njëjtit të premten kanë paguar nga 60 euro për leje 15 ditore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë vit nxënësit në Kosovë do ta kenë pushimin dimëror…