Pritet largimi i Ozilit nga Fenerbahçe

10 shtator 2021 | 12:03

Mesut Ozil pritet të largohet nga skuadra turke Fenerbahçe gjatë ditëve të ardhshme.

Mesfushori është bashkuar me gjigantin turk nga Arsenali në janar, duke nënshkruar një kontratë tri vjeçare. Por aventura e tij në Turqi nuk ka shkuar siç është më së miri dhe mediat turke kanë raportuar se Ozili mund të largohet gjatë ditëve të ardhshme nga Feneri pasi nuk është i lumtur në këtë klub.

E ardhmja e tij mund të jetë në vendet arabe ose në kampionatin amerikan MLS, pasi vetëm nga këto dy kampionate mund të paguhet paga e tij e lartë. 32-vjeçari në total ka zhvilluar 15 ndeshje me Fenerbahçen ku ka shënuar vetëm një gol dhe ka bërë dy asistime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i…