Pritet të rinumërohen votat në 500 vendvotime

22 shkurt 2021 | 11:22

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se Qendra për Numërim e Rezultateve (QNR) ka rekomanduar të rinumërohen votat në rreth 500 vendvotimeve.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se ky rekomandim ka ardhur pasi disa vendvotime nuk kanë mundur ta kalojnë procesin e auditimit.

“Mund t’iu konfirmoj se në mbledhjen e sotme të KQZ-së do të paraqitet një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve me disa rekomandime për rinumërim të rreth 500 vendvotimeve dhe natyrisht se anëtarët e KQZ-së do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim meritor.  QNR-ja ka ardhur deri te këto rekomandime pasi këto vendvotime nuk kanë mundur të kalojnë procesin e auditimit. Arsyet janë të ndryshme dhe kryesisht kanë të bëjnë me bartjen e gabuar të votave në formularin e subjekteve politike dhe formularin e kandidatëve; si dhe për shkak se në një numër të madh të vendvotimeve kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar me…