Pritje madhështore, Meta viziton Tropojën: Në qytetin e dashur dhe fisnik (Video)

26 maj 2019 | 19:49

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Tropojën, ku është takuar me banorët e zonës, autoritetet vendore dhe përfaqësues lokalë.

Me qindra e qindra banorë kishin dalë për ta pritur presidentin Meta ku ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës. Meta prej kohesh është angazhuar që “Kcimi i Tropojës”, një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, të promovohet edhe më tej, për t’u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të "Kcimit të Tropojës",…

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 26. Mai 2019

Meta prej kohësh është angazhuar dhe bën thirrje për domosdoshmërinë e ruajtjes së kësaj pasurie folklorike të Malësisë së Gjakovës dhe bërjen e saj pjesë të UNESCO, së bashku me pasuritë e tjera kulturore shqiptare. Gjatë festivalit Ilir Meta është futur në mes pjesmarrësve duke kërcyer vallet tropojane.

Postimi në  “Facebook”, i  Metës:

Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë! Atmosferë e jashtëzakonshme festive!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u bë zbulimi i shtatores së luftëtarit, Bafti Haxhiut…