Pritje madhështore për Federinin

31 janar 2018 | 16:11

Roger Federerit iu rezervua një pritje madhështore nga fansat e tij në aeroportin e Cyrihut pas suksesit në Australian Open, ku 36-vjeçari fitoi turneun e 20-të slam në karrierë.

Tenisti më i madh i të gjitha kohërave ishte i detyruar të përshëndeste turmën, teksa mbante në dorë trofeun e turneut të Melbourne.

Një moment ideal për disa nga fansat për të shkrepur një foto me legjendën e tenisit. “Nuk e kisha imagjinuar se do të fitoja 20 trofe grand slam në karrierë. Arrita të mbroj titullin fituar vjet, gjë që nuk e realizoja prej një dekade. Kam punuar shumë por edhe kam patur fat, shumë lodhje dhe emocione. Në fakt më shumë emocione po përjetoj edhe këtu, në vendlindjen time, mes këtyre njerëzve që kanë dalë për të festuar me mua. Kjo më jep më shumë gëzim e dëshirë për të vijuar të luaj”, ka deklaruar Federer. Në finalen e Melbourne Federer mposhti 3-2 me sete tenistin kroat Marin Çiliq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Ipeshkvin…