Prizreni, Komuna e parë që ka përfituar nga programi “Subvencione për efiçiencë të energjisë”

29 prill 2021 | 14:48

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mileniumit për Kosovë, Sarah Olmstead dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi, ka bërë inaugurimin e punimeve për projektin “Subvencione për efiçiencë të energjisë”.

Duke theksuar se Prizreni është komuna e parë që ka përfituar nga ky program, i implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit, kryetari Haskuka ka thënë se ky program përqendrohet në uljen e konsumit të energjisë elektrike në sektorin e banimit, përmes subvencioneve dhe stimujve të tjerë, për të inkurajuar familjet të investojnë në masa të efiçiencës së energjisë.

“Ky projekt është më se e qëlluar, ngase duke udhëtuar në Kosovë vërejmë se kemi shumë shtëpi me blloqe të kuqe, të pafasaduara dhe të palyera. Arsyet janë të shumta, por ne duhet të punojmë intensivisht që ta ndryshojmë këtë gjendje, ngase në këtë mënyrë familjet dhe fëmijët tanë do të kenë ambiente më të ngrohta gjatë dimrit dhe më fllad gjatë verës. Kështu, çmimet e faturave të rrymës do të ulen dhe këto pastaj do të mund të investohen në arsimimin e fëmijëve tanë. Përveç kësaj, me efiçiencë të energjisë, ne e mbrojmë edhe ajrin, natyrën dhe të ardhmen e tokës. Ne kemi vetëm një planet, prandaj nuk kemi opsion tjetër pos mbrojtjes së tij”, është shprehur Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) si pjesë e projektit…