“Prizreni” në futsall e shkatërroi “Mitrovicën”

29 tetor 2018 | 11:44

Në kuadër të javës së tretë të Superligës në futsall, skuadra e “Prizeren”-it ka shënuar fitoren e dytë në kampionat. Para rreth 200 shikuesve, kjo skuadër shënoi fitore bindëse me rezultat 9: 0 kundër rivalëve nga FC “Mitrovica”.

I tërë ballafaqimi i u përshkrua me dominim të plotë nga skuadra prizrenase, e cila me meritë arriti fitoren e dytë radhazi në elitë. Golashënues në këtë takim ishin: Albion Muhadri, Ylli Mazreku dhe Fitim Gashi me nga dy gola, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Bajram Azizi, Egzon Hoti dhe Rajmond Gjeraj. Në këtë ndeshje, kryetrajneri Skënder Kapra, iu dha mundësi që të inkuadrohen në lojë shumicës së lojtarëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Jam nga viti 2013 te Mercedesi dhe kur mendoj se…