Probleme për klubin e Premier Ligës, penalizohet me zbritjen e pikëve nga klasifikimi

18 mars 2024 | 16:26

Probleme në horizont për Nottingham Forestt. Sipas asaj që bëhet e ditur nga The Guardian, në fakt, klubi i Premier Ligës është dënuar me zbritjen e 4 pikëve në renditje për shkeljen e rregullave të qëndrueshmërisë financiare në elitën e futbollit në Angli. Njoftimi, shkruan gazeta, pritet të vijë shpejt.

Bordi ka pranuar shkeljen e bërë, duke e mbështetur mbrojtjen në rrethana lehtësuese që lidhen me pengesat dhe problemet që mund të ketë një skuadër, që nuk ka shumë kohë që është ngjitur në elitë. U tejkalua kufiri i lejuar prej 105 milionë paund humbjesh gjatë tre sezoneve të shqyrtuara, çka bëri që institucionet përkatëse të vendosen në lëvizje, për të marrë kështu këtë vendim.

Në këto kushte, komplikohet shumë qëndrimi i skuadrës në Premier Ligë. Gjithsesi, sesi do shkojnë  gjërat, na duhet të presim e të shohim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talibanët e Afganistanit thanë se Pakistani ka kryer dy sulme…