Problemet ekonomike nxisin protesta në Iran

02 gusht 2018 | 19:00

Qindra protestues kanë dalë nëpër rrugë, në disa qytete iraniane, për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me vështirësitë ekonomike që po përballet vendi.

Irani po përballet me inflacion të lartë dhe vështirësi në rritje ekonomike, që është shkaktuar pjesërisht nga rënia dramatike e vlerës së valutës kombëtare rial. Për këto arsye, qytetarët kanë protestuar në mbarë vendin, ditët e fundit.

Qeveria iraniane, përmes një gazete qeveritare ka njoftuar se “tubimet e shpërndara dhe pa leje” u mbajtën në qytetin Mashhad, Karaj, Shiraz dhe në një shesh në kryeqytetit Teheran.

Disa prej protestave janë ndërprerë “nga forcat policore”, ka njoftuar gazeta.

Në Shiraz, që gjendet në provincën Fars, agjencia shtetërore e lajmeve “Irna” ka raportuar për përleshje mes protestuesve dhe policisë. Megjithatë, nuk ka raportime për të lënduar apo të arrestuar.

Valuta rial ka humbur pothuajse gjysmën e vlerës ndaj dollarit amerikan, që prej muajit prill. Zhvlerësimi i valutës është nxitur edhe më shumë, pasi Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosën sanksione ekonomike ndaj Teheranit.

Të përballur me pakënaqësinë e publikut, ligjvënësit iranianë, më 1 gusht, i dhanë presidentit Hassan Rohani, një muaj afat që të paraqitet para Parlamentit dhe të përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë me dobësimin e rritjes ekonomike, rritjen e papunësisë dhe zhvlerësimit të rialit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë…