Proces i ndërlikuar deri te statusi i viktimës së dhunës seksuale

18 prill 2019 | 12:53

Shteti i Kosovës ia ka njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale Pranverës nga Gjakova, 19 vjet pasi që ajo ishte përdhunuar nga pjesëtarët e forcave serbe, gjatë luftës në Kosovë.

Pranvera (identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë) për shumë vite është shfrytëzuese e ndihmës psiko-sociale, të cilën ia ofron shoqata “Medica Gjakova“ nga qyteti i Gjakovës.

Në vjeshtën e vitit të kaluar, pas gjashtë muajsh pritjeje, asaj i është njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale. Rrjedhimisht, ajo e ka fituar edhe të drejtën për pension prej 230 eurosh.

“E kam marrë pensionin prej shtatorit. Kjo do të thotë shumë për mua, sepse jetoj nga ai pension dhe i rris dy fëmijët e mi. Por, e rëndësishme është që na është njohur statusi i viktimës seksuale. Jam e kënaqur që e kemi mbështetjen e shoqatës, por tash edhe të shtetit. E kemi përkrahjen edhe nga familja, por më së shumti nga organizata. Por, për ne, para së gjithash, është e rëndësishme që ata që e kanë bërë këtë krim, të ballafaqohen me drejtësinë”, ka thënë Pranvera për “Radion Evropa e Lirë”.

Panvera ka thënë se shpreson që edhe grave të tjera, të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, sa më parë t’iu pranohet statusi.

Çështja e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka qenë temë tabu deri në vitin 2014, kur Kuvendi i Kosovës ka vendosur që viktimave të dhunës seksuale t’iu rregullohet statusi me ligj dhe t’iu mundësohen përfitime të caktuara, e ndër të tjera edhe pensioni.

Me vonesë prej disa vitesh është formuar edhe Komisioni qeveritar për verifikimin dhe pranimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, puna e të cilit ka nisur që nga shkurti i vitit 2018.

Por, nga sektori civil ka vlerësime se ky proces po rrjedh ngadalshëm dhe se viktimat e dhunës seksuale po e humbin besimin, ndërkohë që dokumentimi i asaj që u ka ndodhur është mjaft problematik.

Në Komisionin qeveritar përkatës kanë thënë se për pranimin e statusit të viktimës së përdhunimit seksual në Kosovë janë shqyrtuar më shumë se 500 aplikime.

Statusi i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është pranuar në 336 raste, por në 130 raste të tjera, aplikimet janë refuzuar.

Është thënë se ekziston mundësia që disa raste mund të shqyrtohen sërish, ndërsa për raste të caktuara ende pritet dokumentacioni shtesë ose intervistimi.

Mirlinda Sada, e cila drejton shoqatën “Medica Gjakova”, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se pranimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale është mjaft i rëndësishëm, sepse me këtë, shteti, por edhe shoqëria, pas heshtjes prej shumë vitesh, e pranojnë atë që ka ndodhur.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit…