Procesverbal i vitit 1992: Hashim Thaçi kokëfortë si prorektor-student, nuk tërhiqej nga fjala e tij

03 janar 2022 | 13:10

Në procesverbalin e mbledhjes së Kuvendit të Universitetit të Prishtinës më 27 janar të vitit 1992, të cilin e ka siguruar “Demokracia.com”, deri sa po diskutohej lidhur me situatën në universitet, Thaçi që mbante postin prorektor-student kishte pasur kritika të ashpra për mosreagim lidhur me burgosjen e rektorit në adresë të tyre.

“Ka pasur reagime lidhur me burgosjen e rektorit, por ata më kompetentët kanë heshtur (Kuvendi e Qeveria e Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve), pastaj shtroi çështjen e financimit të arsimit të lartë nga Qeveria e Kosovës”, thuhet për fjalën e Thaçit në këtë takim.

Ndërsa në mbledhjen e 12 majit të vitit 1992, ku po diskutohej për zgjedhjet në universitet, sipas procesverbalit tjetër të siguruar nga Demokracia.com, Islam Krasniqi kishte kërkuar nga prorektori-student Hashim Thaçi, që ta tërhiqte deklaratën e tij, ku kishte thënë se në mesin e kuadrit udhëheqës në universitet ka njerëz të komprometuar ose nëse nuk do e tërhiqte fjalën, kolegjiumi duhej të distancohej nga ky vlerësim. Por, siç shihet nga procesverbali, Thaçi nuk e kishte tërhequr fjalën e tij.

“Me vetëdije e kam thënë dhe nuk e tërheq fjalën”, kishte thënë asokohe Thaçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP” u…