Prodhohet jahti i “Star Wars”

12 nëntor 14:33

Kompani e makinave sportive “Porche” në bashkëpunim me firmën “Royal Falcon Fleet” arrijnë të ndërtojnë një super jaht. Jahti është i gjatë 135 metra, e veçanta e tij është forma e cila të kujton një avion “Star Wars” që e diferencon atë nga të tjerët.

Mjeti lundrues luksoz kap vlerën e 12 milionë dollarë në treg dhe është i vetmi i llojit të tij që mund shihet në plazhet e botës si Ibiza, apo Bali.

Tregtuar si “jahti më i ftohtë i aventurave”, i realizuar me një dizajnë të veçantë, ai ka vend për nëntë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, me dy nivele hapësire për të jetuar, përfshirë një kuvertë të hapur kryesore të veshur me lis të lehtë, sipas një broshure nga ndërtuesi i anijes.

Ky model është bërë nga fibra karboni i lehtë me një gamë prej 9 000 milje detare, që peshon rreth 52 ton i ngrohtë moderne dhe me shumë akomodime për mysafirët.

Jahti, ka një bar dhe divan në brendësinë e kuvertës kryesore përfshihet një tryezë ngrënie dhe dritare me pamje të shkëlqyera.

Një garazh nën kuvertën e pasme mundëson një vend parkimi për një mjet lundrues më të vogël. Nën kuvertë, jahti futuristik ka dhomat e gjumit për të akomoduar mysafirët.

Jahti luksoz ka bërë xhiron në ujërat e plazheve më të njohura të botës, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve të cilët nxitojnë për të siguruar një fotografi./ Klan Plus/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të investimeve dhe subvencionimeve në sektorin e bujqësisë,…