Realizohet projekti i analizave agrokimike të tokës në Podujevë

12 nëntor 2020 | 14:28

Në kuadër të investimeve dhe subvencionimeve në sektorin e bujqësisë, në fshatrat e Komunës së Podujevës është duke u realizuar projekti i analizës së cilësisë së tokës.

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi, vizitoi fshatin Llugë, për të përcjellë nga afër realizimin e këtij projekti, i cili u mundëson fermerëve llapjanë kultivimin e kulturave bujqësore bazuar në specifikat dhe kualitetet e tokës së tyre.

Rekomandimet dhe analizat e tokës do të ndihmojnë fermerët në orientimin dhe kultivimin e duhur të kulturave në secilën tokë përkatëse, në mënyrë që edhe rendimentet të jenë sa më të larta dhe cilësore.

Në këtë fazë do të përfshihen 24 fshatra, do të merren 1 mijë mostra, 70 për qind prej tyre në thellësi 30 cm dhe 30 për qind në thellësi 70 cm.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Indonezi janë ndëshkuar disa burra nga policia me pompa…