Në vend të gjobës për maskë, pompa në rrugë

12 nëntor 2020 | 14:25

Në Indonezi janë ndëshkuar disa burra nga policia me pompa në rrugë pasi nuk po mbanin maskën anti-Covid.

Këto ndëshkime janë vendosur nga autoritetet indoneziane për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë gjobat e mëdha.

Ndëshkime të tjera janë pastrimi i rrugëve ose qëndrimi shtrirë në diell për 30 minuta.

Hapja e varreve për viktimat e koronavirusit, ka qenë një ndër ndëshkimet më ekstreme, për t’i bërë njerëzit që të reflektojnë mbi rëndësinë që kanë masat kundër përhapjes së pandemisë.

Fotot janë shkrepur në Banda Aceh, qytetin më të madh indonezian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë…