Situata me Covid, Ambasada e ShBA-së me apel për qytetarët e Kosovës

12 nëntor 2020 | 14:25

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka bërë thirrje që të punohet së bashku për të ulur lakoren e infektimeve me Covid-19.

Kjo ambasadë ka deklaruar se disiplina është e nevojshme që të kthehet normaliteti në Kosovë.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të ulur lakoren në Kosovë. Disiplina dhe solidariteti janë të nevojshme për të kthyer Kosovën përsëri në punë. Rri në shtëpi dhe vendose maskën”, është thënë në apelin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Nga e premtja do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në Kosovë. Ato tashmë janë votuar në Qeveri të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemjali dhe drejtoresha e Kulturës,…