Prodhohet kamioni që punon me hidrogjen dhe nuk ka nevojë për shofer

07 nëntor 2019 | 11:54

Kompania “Hyundai” ka prodhuar një prototip të një kamioni të teknologjisë së fundit, që ecën pa shofer, punon me hidrogjen, por që në formë ngjason me një tren të viteve 1930.

Dizajni fantastik e bën mjetin të duket sikur nuk ka dyer por, në fakt, ato janë të rrëshqitshme dhe i japin një pamje tepër të veçantë.

Nga marmita e kamionit del vetëm ujë, një gjetje që do të mund të ndryshojë në mënyrë drastike nivelin e ndotjes së ajrit në rrugët tona.

Edhe pse koncepti i kamionit “HDC-6 Neptune” mund të duket futurist, sipas kompanisë koreano-jugore, rrugët e botës do të mbushen me makina të tilla brenda vitit 2030. Pjesa e përparme është frymëzuar nga treni me avull i dizajnuar nga Henry Dreyfuss në Nju Jork në vitet ’30 të shekullit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse keni dashur ndonjëherë të dini se sa mund të…